Kulturë

Kori nga Kosova “Siparantum” do të performojë bashkë me 6 koret më të mira nga e gjithë bota

Lojërat e 12-ta Botërore të Korit Gangneung 2023 do të hapen në qytetin pritës të Koresë së Jugut Gangneung.

Kjo ngjarje do të festohet me te gjitha koret në mbarë botën, pjesë e të cilëve do të jetë edhe kori nga Kosova, “Siparantum”.

Këtë e bëri të ditur vetë dirigjenti Memli Kelmendi në rrjetin social Facebook.

“Këtë herë do të jemi me Siparantum Choir dhe me kontributin e madh të 6 top Choirs nga e gjithë bota. Mos e humbisni rastin të ndiqni koncertin nesër 3 korrik 2022, ora 14:00 h (CEST): “Këngëtarët e Paqes Botërore” – Koncerti i Paqes (Event Ndërkombëtar Online)”, ka shkruar ai.

Ndër dirigjentët që do të jenë pjesëmarrës janë: Dr. Michael Barrett-Berg (Afrika e Jugut), Maria Guinand (Venezuelë), Memli Kelmendi (Kosovë), Dr. Maria-Emma Meligopoulou (Greqi), Brady Allred (SHBA), Dr. Ryan Goessl (SHBA/Republika e Koresë) dhe Romóns Vanags (Latvia) kanë marrë pjesë në këtë projec t me koret e tyre, duke aranzhuar këngë dhe video të bukura.