Kulturë

Kori nga Kosova me koncert në Berlin

Kori nga Kosova, Siparantum, do të përformojë sërish në skenën e Filharmonisë së Berlinit.

Koncerti do të mbahet nga data 12 deri më 16 prill.

Sipas njoftimit të MKRS-së, para koncertit kryesor që do të udhëhiqet nga kompozitori dhe dirigjenti i njohur, Ēriks Ešenvalds, paraprijnë dy koncerte me vepra të ndryshme stilistike. 

Me qëllim të promovimit të kulturës dhe vlerave tona artistike, MKRS është një nga mbështetësit e këtij rrugëtimi të korit.

/Shqip.com