Kulturë

Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës organizojnë koncert solemn më 16 shkurt

Ilustrim/ Filharmonia e Kosovës në koncert

Në kuadër të kalendarit kulturor për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kori dhe Orkestra e Filharmonisë organizojnë koncert solemn më 16 shkurt.

Koncerti do tw mbahet nw orën 18:00 në sallën AMC (Rr. Cerriku 15000 Mazgit, Obiliq / Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë).

Në këtë koncert do të interpretohet vepra “Hyland Mass Op. 130” e kompozitorit nga Malta Joseph Vella në dirigjimin e mjeshtrit amerikan David Hayes.

Në rolin e solistëve do të prezantohen solistë nga Filharmonia e Kosovës dhe Teatrit Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë (Shqipëri); sopranoja Adelina Paloja, altoja Françeska Pjetri, tenori Klodian Kaçani, baritoni Erion Sheri, basi Xhieldo Hyseni, sopranoja Arta Jashari dhe Nard Gllavurda (nga kori i fëmijëve “Okarina”).

/Shqip.com