Sport Ndërkombëtar

Koreografia e tifozëve të Juventusit me kuptim të veçantë (VIDEO)

Nuk ka nevojë për shumë shpjegime për të kuptuar se cili ishte kuptimi i koreografisë që Juventusi kishte përgatitur për ndeshjen e kampionatit ndaj Veronës e përfunduar 1-0 në favor të ekipit të Massimiliano Allegrit.

“United” (Të bashkuar) ishte mesazhi i tifozëve. Skuadra dhe trajneri Allegri kanë nevojë për tifozët e tyre në këtë fazë vendimtare të sezonit.

Ndërsa pritet të kuptojnë nëse do të kthehen apo jo 15 pikët, “Zonja e Vjetër” do të presë Interin të martën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërsa të enjten më 13 prill do të radha e çerekfinales së Europa League kundër Sporting Lisbonës.

/Shqip.com