Kulturë

Koreografi Robert Nuha përfaqëson Kosovën në Jerusalem

Koreografi Robert Nuha, ka përfaqësuar Kosovën në festivalin ‘Jerusalem Solo Dance Festival”.

Ambasadorja e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri ka njoftuar se Nuha ka dhënë premierën botërore të Densit Bashkëkohor.

“Me ftesë të Jerusalem International Solo Dance Festival (JISDF), nën organizimin e koreografes së njohur izraelite me famë botërore, znj. Miriam Engel, para një audience të gjerë në Jerusalem të Shtetit të Izraelit, koreografi i njohur kosovar z. Robert Nuha mbrëmë dhuroi premierën botërore të densit bashkëkohor “Mechanical”, ka shkruar ajo.

“Jerusalem International Solo Dance Festival” është një ngjarje ndërkombëtare ku shfaqen krijimet e solo densit nga artistë nga shtete të ndryshme, në një skenë teatri të hapur në “Hansen House” të Jerusalemit – njëherësh një nga vendet më të veçanta dhe mitologjike të artit dhe kulturës në zemër të qytetit.

Në qershor të këtij viti, koreografja izraelite znj. Miriam Engel dhuroi performancën artistike “Ndal luftën” në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit të njohur feminist në Ballkan “FemArt”, në Prishtinë.