Lajme

Korenica më kritika për Sveçlën për shkak të mungesës së materialit për pasaporta

Deputeti i Lëvizjes Vetëvednosje, Visar Korenica.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korencia ka kritikuar Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për mungesë të materialit për pasaporta.

Kërkesën e Sveçlës për shtetin gjerman, Korenica e ka qujtur “kërkesë jo e rregullt”.

“Mungesa e materialit të pasaportave nuk është lajm i mirë, e as situatë e kënshme për askënd që ka udhëtime të ndryshme. Secili në bazë të ëprgjegjësisë së tij, duhet të angazhohet t’i paraprijë problemeve që mund të ndodhin. Nuk dua t’i arsyetoj, se s’ka nevojë për arsyetim”, tha Korenica në Kanal 10.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, katër milionë euro i janë ndarë një kompanie gjermane për furnizim me material për dokumente nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike.

/Shqip.com