Lajme Botë

Koreja e Veriut deklarohet si shtet me armë bërthamore

Koreja e Veriut ka miratuar një ligj të ri që e deklaron veten një shtet me armë bërthamore.

Këtë veprim lideri Kim Jong Un e ka quajtur të “pakthyeshëm”.

Kim Jong Un, u zotua se vendi nuk do të heq kurrë dorë nga armët bërthamore dhe tha se nuk mund të ketë negociata me askënd për denuklearizim pas miratimit të këtij ligji shkruan CNN, transmeton Shqip.com.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un

Ligji i ri parashikon gjithashtu të drejtën e Kores së Veriut për të përdorur sulme bërthamore parandaluese për të mbrojtur veten. Kjo ndryshoi pra rregullat e më hershme sipas të cilave, lideri i Koresë kishte deklaruar se do t’i mbante armët vetëm derisa vendet e tjera të çnekulearizohen dhe nuk d t’i përdorte ato në mënyrë parandaluese kundër shteteve që nuk kanë armë bërthamore.

Sipas Kim Jongut, armët bërthamore përfaqësojnë “Dinjitetin, trupin, fuqinë absolute të shtetit”.

Ai tha se përderisa vendet e tjera vazhdojnë veprimet e tyre anti-koreane, rruga për të fuqizuar forcat e tyre bërthamore nuk do të ndalet kurrë.

“Për sa kohë që armët bërthamore ekzistojnë në Tokë, imperializmi dhe manovrat anti-koreane të SHBA-së dhe pasuesve të saj mbeten, rruga jonë për të forcuar forcën tonë bërthamore nuk do të përfundojë kurrë.”, ka deklaruar Kim Jong.

Ligji i ri ndalon gjithashtu ndarjen e teknologjisë bërthamore me vendet e tjera.

Ky ligj vjen në mes të tensioneve në rritje rajonale lidhur me zgjerimin e programit të armëve bërthamore dhe raketave nga Koreja e Veriut.

Kim ka bërë kërcënime gjithnjë e më provokuese të konfliktit bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në Azi gjatë muajve të fundit.

Në të njëjtën kohë, SHBA është bërë gjithnjë e më e shqetësuar se Koreja e Veriut mund të përgatitet të kryejë testin e saj të parë bërthamor nëntokësor.

Yang Moo-jin, një profesor në Universitetin e Studimeve të Koresë së Veriut në Seul, tha se ligji tregoi shpresat e Koresë së Veriut për të forcuar marrëdhëniet e saj me Kinën dhe Rusinë në një kohë të tensioneve të rritura globale.

“Përmendja e mundësisë së përdorimit të armëve bërthamore nga Koreja e Veriut nëse dhe kur një sulm ndaj shtetit dhe liderit është i pashmangshëm është i rëndësishëm, edhe pse ajo deklaron armët bërthamore si mjetin e fundit mbrojtës”, tha Yang./Shqip.com