Rozë

Korab Shaqiri bëhet sërish baba, zbulon emrin e djalit

Korab Shaqiri

Këngëtari i njohur shqiptar, Korab Shaqiri, dhe bashkëshortja e tij, Lulkaçela Jashari, janë bërë sërish prindër.

Lajmin e ka bërë me dije me anë të një statusi në rrjete sociale i ati i tij, artisti Ilir Shaqiri.

“Mrekulli! Sot Alteu është bërë me një vëlla! Lulja dhe Korabi u bënë prindër për herë të dytë, duke sjellë në jetë Arb Shaqirin, nipin tim të mirë!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, vetë Korabi ka reaguar duke publikuar një foto, krahas së cilës ka shkruar: “Mirë se erdhe në jetë ARB SHAQIRI ”.

Shaqiri përndryshe përveçse këngëtar, ushtron profesion edhe si ligjërues muzikë në një bartës privat të arsimit muzikor.