Konyaspor fiton ndaj Basaksehir, shkëlqejnë Cikalleshi, Bytyqi e Çekiçi
Publikuar:
(22.08.2021 21:50:34)

Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi ishin protagonistët kryesor në fitoren e Konyaspor në përballje me Istambul Basaksehir, shkruan Shqip.com.
Mesfushori nga Pogradeci shënoi një gol fantastik në fillimin e pjesës së dytë dhe vendosi barazpeshën, ndërsa në fund dyshja tjetër patën performancë të nivelit të lartë.
Zymer Bytyqi ishte i përfshirë në një asistim, ai bëri një krohësim të mahnitshëm për Sokol Cikalleshin.
Sulmuesi nga Kavaja nuk fali dhe me një goditje të fortë me kokë e çoi topin në rrjetën e kundërshtarit, duke i dhënë sërish fitoren skuadrë së tij.
Në dy ndeshje sa ka luajtur për skuadrën e tij të re, Cikalleshi ka shënuar dy gola, duke treguar formë./Shqip.com