Konventa e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri po vazhdon pa prezencë të mediave
Publikuar:
(03.07.2021 11:19:20)
Konventa e Parisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetari të ri po vazhdojnë pa prezencën e mediave, shkruan SHQIP.
Anëtari i PDK-së, Bajrush Xhemajli që është pjesë e grupit punues të Konventës kërkoi nga të gjithë të pranishmit që nuk janë delegatë të lirojnë sallën.
Kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie është deputeti, Memli Krasniqi, i cili ka shpallur kandidaturën e tij ditë me parë.
Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë./SHQIP.com