Lajme

Kontrabandë me njerëz dhe mallra në pikën kufitare në lindje

Kontrabanda me njerëz

Policia e Kosovës në kufi ka arritur që të ndalojë dy raste të kontrabandës në zonën lindore.

Sipas njoftimi për media PK ka bërë të ditur se në rastin e parë kanë ndaluar kontrabandë me mallra.

“Patrullat policore të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, kanë identifikuar një kamion i cili dyshohet se nga territori i Maqedonisë ishte futur në territorin e vendit tonë në mënyrë ilegale. Në kamion kishte uji ‘zem-zem’ dhe mallra tjera të kontrabanduar. Kamioni drejtohej nga i dyshuari 29 vjeçar, mashkull kosovar. Kamioni me mall i është dorëzuar. Doganës së Kosovës për procedura doganore” thuhet në njoftim.

Kontrabanda

PK-ja gjithashtu ka njoftuat se në rastin e dytë kanë hasur kontrabandë me emigrantë.

“Në hyrje të Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në Han të Elezit, ka ardhur kamioni më targa të Shqipërisë dhe me drejtues 37-vjeçarin shtetas i Shqipërisë, i cili vinte nga Turqia. Gjatë kontrollit në rimorkio të kamionit janë hasur katër shtetas meshkuj sirian. Dyshohet se sirianët në Turqi ka prerë një pjesë të mbulojës së rimorkios dhe janë futur aty”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar nga drejtoria përkatëse e PK-së në koordinim me prokurorin kujdestar./Shqip.com

Kontrabanda