Lajme

Kontrabande me mallra në pikën kufitare në Hodanoc, arrestohet një person

Policia e Kosovës / Foto: Visar Loku

Një person është arrestuar nga Policia kufitare në Hodanoc, pasi i njëjti dyshohet se ka kontrabanduar mallra.

Të dyshuarit i janë gjetur gajbe me pemë dhe perime pa dokumente përkatëse.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar një pikap me ngasës të dyshuarin mashkull. Gjatë kontrollit në pikap kanë hasur në disa gajbe-kutia me pemë dhe perime pa dokumente përkatëse që dyshohet të jenë të kontrabanduara”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ilustrim

Megjithatë, PK-ja njofton se malli është sekuestruar dhe është dërguar në pikën doganore.

Kurse, për rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedura të rregullta./Shqip.com