Lajme

Kontrabandë me mallra, konfiskohen 800 litra Coca Cola dhe 550 litra vaj ushqimorë nga Serbia

Njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës përmes një bastisje në dy lokacione të dyshuara kanë arritur që të hasin në mallra të kontrabanduar.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës.

Lokacionet ku dyshohet se është hasur në mallra pa dokumentacion janë në Kijevë dhe Lipjan.

Ky mall i kontrabanduar vjen nga Serbia.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur së do të vazhdojë me kontrolle në parandalimin e veprimeve ilegale në tërë territorin e Kosovës./Shqip.com