Lajme

Kontejnerët plotë mbeturina në Pejë, flasin nga komuna

Mbeturinat/Ilurstrim
Mbeturinat/Ilurstrim

Kontejnerët në vendin e njohur “Te Dylia” apo rruga “UÇK” në Pejë janë kapluar nga mbeturinat.

E në gjendje të njëjtë me këta kontejnerët janë edhe ata të rruga “Besnik Lajçi” po ashtu në Pejë.

Leomira Lika, qytetare nga Peja, ka thënë për Shqip.com se gjendja afër kontejnerëve është shumë e rëndë dhe se kohë pas kohe janë në këtë gjendje.

Mbeturinat në Pejë

“Era është shumë e rënd, gjatë gjithë kohës është kjo pamje e tmerrshme në këto dy pjesë të qytetit. Është për të ardhur keq se duket që nuk e pastrojnë asnjëherë. Shumë herë jemi ankuar si tek komuna ashtu edhe tek kompania, por që nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje”, ka thënë ajo.

Rreth kësaj, Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj, ka thënë për Shqip.com se për këto dy vende janë paraqitur rastet si probleme dhe se komuna është rrugës për zgjidhje.

“Shumë shpejt kemi me i tërheq ata kontejnerë dhe me i vendos në secilin objekt banesor tek hyrja nga një kontejnerë me e shfrytëzuar vetëm banorët”, ka thënë ai.

Mbeturinat në Pejë

Zekaj ka treguar se në këto pjesë nuk ka shumë banorë, por që mbeturinat hidhen më shumë nga banorët e fshatrave./Shqip.com