Konsumi i lajmeve në internet rritet në popullaritet
Gjatë vitit 2021, rreth 89% e personave në Bashkimin Evropian, të moshës ndërmjet 16 dhe 74 vjet, kanë pasur qasje në internet të paktën një herë brenda 3 muajve.
Ata kanë përdorur internetin për aktivitete kulturore, duke përfshirë këtu leximin e lajmeve.
Po ashtu të dhënat për vitin 2021 tregojnë se 72% e përdoruesve të internetit të BE-së të moshës 16-74 vjeç lexojnë faqet e lajmeve në internet, gazetat ose revistat e lajmeve, një rritje prej 2 pikë përqindjeje (pp) krahasuar me vitin 2016., raporton eurostat.
Ndërsa sa i përket shteteve, numrin më të madh të përdoruesve e ka Finlanda me 93 %, pastaj vijnë Lituania dhe Çekia me 92 % dhe top pesshën e përmbyllin Kroacia dhe Greqia me 90 %.
Përdorimi më i ulët u raportua në Rumani (59%), Gjermani (62%), Francë (63%), Itali (64%) dhe Belgjikë (67%).
Krahasuar me vitin 2016, përdorimi i internetit për leximin e lajmeve në internet u rrit më shumë (+3 pp) tek gratë sesa tek burrat (+2 pp) në vitin 2021.
Kur merret parasysh mosha, leximi i ‘faqeve të lajmeve në internet/gazeta/revista lajmesh’ ishte më i popullarizuari në grupmoshën 25-54 vjeç (75%). Si kjo grupmoshë ashtu edhe grupi 55-74 vjeç (68%) shënuan rritje përkatësisht prej 3 pp dhe 2 pp.
Përqindja e përdoruesve të internetit u rrit më së shumti në zonat rurale (65% në 2016 në 69% në 2021), e ndjekur nga ata që jetojnë në qytete (74% në 76%), por mbeti e qëndrueshme në 70% për ata që jetojnë në qytete dhe periferi./Shqip.com