Lajme

Konsumatorët i kanë borxh 18 milionë euro ngrohtores “Termokos”

Termokos.

Mbi 18 milionë euro janë borxhet e konsumatorëve ndaj ngrohtores së Prishtinës “Termokos”.

Këtë e ka bërë të ditur, Arsim Fetahu, kryeshefi ekzekutiv i këtij institucioni.

Fetahu ka treguar se vetëm gjatë vitit 2021, për 1.35 milion kanë pasur ngritje të shkallës së inkasimit dhe se faktuar ka qenë 14% më e lartë ndërsa prodhimi për 11%.

“Në koordinim me komuna do të vazhdojmë projekte për dyfishimin e kapaciteteve dhe vendosjen e matësve të ngrohjes dhe projekti i energjisë solare. Borxhet e konsumatorëve janë mbi 18 milionë euro. Kryesisht janë në periudha të mëhershme”, ka thënë Fetahu.

Kryeshefi ekzekutiv i “Termokosit”, Arsim Fetahu

Kryeshefi i “Termokos” ka treguar se Zyra Ligjore është duke i dërguar te përmbaruesi çdo konsumatorë që ka borxh më shumë se 50 euro.

Ai gjithashtu thënë se deri ën fillim të sezonit të ardhshme një pjesë e madhe e konsumatorëve do t’i kenë matësit e instaluar.

“Gjatë tre viteve besoj që do të jetë vlera 100 milionë për rritjen e kapaciteteve prodhuese, dyfishimin e kapaciteteve prej 140 deri 280 megavat. Realizimi i projektit kushton rreth 25.7 milionë euro. Projekti tjetër ka të bëjë me vendosjen e matësve vlera e të cilit kalon 11 milionë dollarë e cila është e financuar nga Qeveria amerikane”, ka deklaruar Fetahu.

Sipas Fetahut për qytetarët nuk ka alternativë më të mirë se ngrohja nga “Termokosi”.

“Fatkeqësisht një pjesë e madhe e qytetarëve të Prishtinës po edhe qyteteve të tjera nuk e kanë këtë mundësi dhe janë detyruar të përdorin alternativa tjera për t’u ngrohur. Sa i përket furnizimit me ngrohje është energjia më e lirë, siguria më e madhe e furnizimit. Gjithçka është duke u furnizuar normalisht, tha Fetahu për Ekonomia Online.

Fetahu ka treguar se i vetmi problem është se “Termokosi” është duke punuar me një bllok të Kosova B1.