Lajme

Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për energjinë

Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur mbledhja e parë lidhur me konstituimin e Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Hapjen e kësaj mbledhje e bëri kryesuesi i këtij komisioni, Hajdar Beqa.

“Po e hapim mbledhjen e parë të komisionit hetimor të propozuar nga pozita. Konstituimi i komisionit, fusha e veprimit të komisionit, plani i veprimit. Ne si komision e kemi obligim planin e veprimit. Kur e kam propozuar, kam menduar formën s’i ta bëjmë planin e veprimit. Ta caktojmë një ditë se a apo shkojmë përmes një punëtorie”, tha ai.

Kuvendi më 5 maj ka marrë vendim të caktohet komisioni hetimor për sektorin e energjisë me këta anëtarë: , Hajdar Beqa- kryesues, Armend Muja – zënevdëskryesues, Rashit Qalaj- anëtar, si dhe Armend Zemaj anëtar.

Fatura e energjisë elektrike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, propozoi që plani i veprimit të hiqej nga rendi i ditës.

Lexo edhe:
Beqa: Me 18-19 maj pritet të mbahet mbledhja e parë e Komisionit hetimor për energjinë elektrike

“Mendoj që plani i veprimit të hiqet nga rendi i ditës sepse na nevojitet edhe pak kohë”, tha ai.

Kurse, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se nuk ka kohë për të humbur.

“Nuk jam i interesuar me humb ditë punë dhe nëse nuk mundet plani i veprimit sot ta kemi nesër pasnesër ose ditë të caktuar dhe ta bëjmë planin e veprimit”, tha ai gjatë mbledhjes./Shqip.com