Lajme

Konkursi për policët në veri, vetëm për moshat nën 30 vjeç

Në fillim të janarit 2023, Policia e Kosovës shpalli konkurs për punësimin e zyrtarëve të rinj nga komunitetet joshumicë për të plotësuar pozitat e lira në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Por se numri i vendeve të punës nuk është specifikuar.

Shpallja e këtij konkursi u bë pasi rreth 550 pjesëtarë të komunitetit serb u larguan nga Policia e Kosovës në veri të vendit në nëntor të vitit 2022, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar automjetet me targa serbe në ato të Kosovës – RKS.

Policia e Kosovës nuk ka treguar nëse ka të interesuar për konkursin e shpallur dhe as nëse kanë të drejtë të aplikojnë ish-policët që kanë dhënë dorëheqje.

Kush mund të konkurrojë?

Një nga kushtet, megjithatë, është që kandidatët të mos jenë mbi 30 vjeç.

Pjesëtarët e komunitetit serb në veri janë integruar në Policinë e Kosovës në bazë të Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vitit 2013, dhe shumica prej tyre tashmë janë mbi 30 vjeç.

Përveç pjesëtarëve të Policisë, dorëheqje kanë dhënë edhe dhe stafi në Gjyqësor, punonjësit administrativë në katër komunat në veri e zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nga radhët e Listës Serbe – partia kryesore politike serbe në Kosovë, raporton Radio Evropa e Lirë.

/Shqip.com