Rozë

Ish-konkurrentja e “Përputhen” shtatzënë për herë të parë

Emisioni "Për'puthen"

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Fjorela Peto nuk qëndroje kohë të gjatë pasi që vendosi që të dalë nga aty.

E gjithë kjo pasi që ajo kishte takuar një djalë jashtë programit dhe nuk dëshironte që të kalonte më shumë kohë brenda.

 “Mendjen e kam te njohja jashtë se sa tek djemtë këtu”, u shpreh Fjorela para largimit.

Ndërkohë burime pranë familjes së ish-konkurrentes të “Për’puthen” kanë zbuluar për “iconstyle.al” se Fjorela po jeton ditët e saj më të lumtura.

Ajo është në një marrëdhënie me një djalë që jeton jashtë shtetit dhe që quhet Ani Brakaj. Sipas këtyre burimeve, partneri i Fjorelës është i angazhuar me një biznes privat.

Madje në profilet e tyre në Instagram vihet re se ata e ndjekin njëri-tjetrin. Për më tepër djali në fjalë ka publikuar një video nga makina, ku në karrigen e pasagjerit shihet e ulur një vajzë me flokë të zeza të gjata.

Por nuk mbaron e gjitha me kaq! Fjorela shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë, sepse ajo është në pritje të ëmbël. Sipas informacioneve, ajo është në muajin e tretë të shtatzënisë dhe planifikon që të jetojë me partnerin në Belgjikë pasi të celebrohen bashkë. Për këtë arsye këto kohë Fjorela nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale.

Në fakt edhe ndjekësit e Fjorelës kanë nisur të dyshojnë për një shtatzëni të mundshme, sepse ata kanë vënë re se barku duket pak më i rrumbullakosur dhe se në disa foto ajo shfaqet shumë larg.

Një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga protagonistja në fjalë edhe pse një gjë e tillë është përfolur edhe me parë./SHQIP.com