Rozë

Konkurrentët e Për’puthen po duan të martohen në Prizren

Konkurrentët e Për’puthen tanimë janë bërë mjaft të njohur në rrjetet sociale.

Postimet e tyre shpesh bëhen virale duke u komentuar jashtëzakonisht shumë.

Së fundmi, disa nga konkurrentët kanë vizituar Prizrenin duke pirë ujë në Shadërvan me shpresë se do gjejnë fatin e jetës në këtë qytet.

Kjo për shkak të mitologjisë shqiptare që ka qarkulluar ndër vite ku thuhej se kush pi ujë në Shadërvan martohet në Prizren.

Efi dhe Samiu janë dy konkurrentët që kanë postuar storie dhe kanë treguar se shpresojnë se do gjejnë dashurinë këtu.

Përndryshe, dyshja brenda emisionit kanë zhvilluar mjaft takime./Shqip.com