Lajme

Konjufca: Vettingu reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur të dielën në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Këta të fundit dorëzuan në Kuvend dosjen me dokumentet përkatëse për Procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë.

“Procesi gjithëpërfshirës i vetingut, siç e kemi theksuar njëzëri, është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit. Kjo është po ashtu një kërkesë shoqërore e kahmotshme për Kosovën. Si i tillë, procesi i vetingut do ta forcojë sistemin e drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, thuhet në postimin e Konjufcës, në Facebook.

Konjufca ka shtuar se implementimi i tij është një hap jetik për mbarëvajtjen e shtetit dhe njëra nga reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë që e ngrit efikasitetin dhe profesionalizmin./Shqip.com