Lajme

Konjufca uron Vitin e Ri: Shëndet e mbarësi në familjet e qytetarëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e ndërrimit të motmoteve ka uruar shëndet e mbarësi në familjet e qytetarëve.

Konjufca ka thënë se Viti i Ri e shton entuziazmin dhe vullnetin.

Postimi i tij i plotë:

Ua uroj nga zemra Vitin e Ri!

Shpresoj që më 2023 e kemi lënë shenjën e aspiratave tona si shoqëri e komb.

Natyra mahnitëse e festës së Vitit të Ri, e fundit që kulmon në energji të freskëta, na e shton entuziazmin dhe vullnetin, me shpresën se do ta ruajmë përqendrimin dhe do t’i shtojmë përpjekjet për të arritur më të mirën e mundshme për të gjithë.

Gëzuar Vitin e Ri 2024, shëndet e mbarësi në familjet tuaja dhe kudo!

/Shqip.com