Lajme

Konjufca uron besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka uruar besimtarët myslimanët për festën e Fitër Bajramit.

Konjufca ka uruar për mbarësi, begati, shëndet e mirësi për të gjithë.

“Gëzuar Fitër Bajramin! Në frymën e përnaltësimit të shpirtit prej vetëmohimit të gjatë të agjërimit, festojmë Bajramin me urimet më të përzemërta për mbarësi e begati, shëndet e mirësi për të gjithë!”, shkroi Konjufca.

“Kjo ditë e paqes me veten dhe me të tjerët, na jep mësimin për të ndarë dashuri, solidaritet, respekt, mirënjohje dhe përkujdes ndaj njëri-tjetrit, sidomos nevojtarëve. Kjo ditë vjen me mesazhin se me gatishmërinë për të humbur paksa nga vetja, me durimin në situatat e vështira me të cilat përballemi çdo ditë, shpërblimi është më i madh për gjithsecilin, me një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë. Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj Fitër Bajramin, me harmoni në çdo familje, me mirësi në zemrat e secilit!”, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit.

/Shqip.com