Lajme

Konjufca udhëton sot drejt Hagës për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, udhëton sot për në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ilir Kërçeli i cili është shef i kabinetit të Konjufcës.

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë

“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Kërçeli në Facebook.

Konjufca do t’i vizitojë në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi.