Lajme

Konjufca tregon se a do të jetë në rend të ditës nesër në Kuvend çështja e Trustit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Projektligji për Trustit pritet të jetë në rend të ditës në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë një intervistë në ATV.

“Ajo është në rend dite dhe do të ketë shqyrtim” ka thënë Konjufca.

Mirëpo Konjufca është shprehur se kjo çështje nuk duhet të shqyrtohet ashtu siç po e kërkojnë partitë opozitare.

Sot gjatë ditës midis Konjufcës dhe partive opozitare në fund të seancë ka pasur përplasje për këtë çështje.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë refuzuar t’i votojnë projektligjet në pikat tjera të rendit të ditës.

Ndërsa Konjufca duke qeshur ka thënë se nuk ka Trust, pasi deputetët nuk po i votojnë projektligjet tjera.

Ai ka shtuar se nuk do t’i tërheqë paratë, por theksoi se i mirëkupton ata që i kanë tërhequr.

“Edhe nëse kalon ligji, nuk do t’i tërheqë paratë. S’i kam tërhequr as herën e parë. Mendoj që nëse miratohet, prishet kjo skemë. Nëse i hiqen qindra miliona euro trustit, atëherë dëmtohet trusti. Prishet edhe besueshmëria e ndërkombëtarëve në Kosovën” ka thënë i pari i Kuvendit.

Seanca pritet të nis në ora 10:00/Shqip.com