Lajme

Konjufca takon krerët e Maqedonisë së Veriut: Ballkani duhet të anëtarësohet në BE dhe NATO

Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, Telat Xhaferin dhe presidentin Stevo Pendarovski.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca njoftoi se gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime për aktualitetin politik.

“Sot, gjatë vizitës sime zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kisha kënaqësinë të mirëpritesha në takime të ndara nga homologu im Talat Xhaferi dhe Presidenti Stevo Pendarovski.  Gjatë takimeve të ngrohta e tejet miqësore shkëmbyem mendime për aktualitetin politik, zhvillimet rajonale dhe mbështetjen e ndërsjellë në rrugën e integrimit evropian të shteteve tona”, shkroi Konjufca.

Sipas Konjufcës, në këtë takim u ndanë pikëpamje të përbashkëta lidhur me faktin se Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

/Shqip.com