Lajme

Konjufca takon delegacionin nga Portugalia​, diskutojnë për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në KE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni Sergio Souza Pinto.

Konjufca kërkoi përkrahje për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësimin e Kosovës në KE, BE dhe në NATO. Nga ana e tij, Sergio Sousa Pinto, konfirmoi mbështetjen për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Foto nga takimi

Po ashtu në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja parlamenteve.

/Shqip.com