Lajme

Konjufca takohet me Sobotkën: Serbia kërkon një Republikë serbe brenda Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Pas takimit, ata kanë mbajtur konferencë për media, Konjufca tha se e ka njoftuar Sobotkën për situatën e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se ka ngritur shqetësim për sjelljen e papranueshme të shtetit serb, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

“Kosova me shumë vullnet të mirë e pranoj marrëveshjen, por ne jemi dëshmitar se Serbia e lexon ndryshe marrëveshjen nga ajo që e lexon Kosova. Kjo marrëveshje është e ndërtuar në dy shtylla, e para është njohja de facto e Serbisë për Kosovën, kjo është shtylla substanciale. Të sillesh si Serbia që ta hedhesh poshtë këtë, e kërkon me ngulm një Republika Serbska brenda Kosovës. Serbia duke i bërë thirrje Listës Serbe që të mos marr pjesë në zgjidhej nuk i kontribuon rajonit shkakton nxitje për destabilizim të situatës”, tha ai.

Tutje, Konjufca tha se e ka falëndëruar Sobotkën, gjithashtu edhe për mbështetjen e Austrisë, në të gjitha proceset, e specifikisht për mbështetjen për liberalizimin e vizave.

/Shqip.com