Lajme

Konjufca takohet me komandantin e ri të KFOR-it – e uron për detyrën e re

Glauk Konjufca dhe gjeneralmajor Ferenc Kajári.

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca e ka pritur në takim komandantin e KFOR-it gjeneralmajor Ferenc Kajári.

Bazuar në njoftimin për media, Konjufca e uroi Kajárin për detyrën e re dhe shprehu falënderime dhe mirënjohje të lartë për kontributin e Aleancës Veriatlantike për lirinë e Kosovës.

“Kryetari Konjufca po ashtu e vlerësoi si shumë të rëndësishme praninë e KFOR-it, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Kuvendin, janë të përkushtuara të bashkëpunojnë ngushtë me forcën paqeruajtëse dhe të punojnë në përmbushjen e synimit që Kosova të jetë pjesë e NATO-s në një të ardhme sa më të afërt.” thuhej në një njoftim të media.

Lexo edhe:
Kastrati: Reformat në arsim dhe premtimet e Qeverisë Kurti janë arsyet që çuan në humbjen time

Po ashtu, bëhet e ditur se gjeneralmajor Kajári, pasi falënderoi të parin e Kuvendit për takimin mikpritës, konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

KFOR-i ka qenë i pozicionuar në dy javë te para të tetorit në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnajk.

Kjo pasi ka qenë marrëveshje e Brukselit për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Për 15 ditë njësitet e KFOR-it ishin të obliguar ta mbanin sigurinë në atë pjesë. /Shqip.com