Lajme

Konjufca paralajmëron përsëritjen e konkursit pasi dështoi zgjedhja e dy gjyqtarëve për Kushtetuesen

Selia e Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të tretë të zgjedhë dy gjykatës për Gjykatën Kushtetuese.

Kandidatët, Etrur Maloku, Bardh Bokshi dhe Hilmi Jashari nuk arritën t’i merrnin dy të tretat e votave të depuetetëve të pranishëm në seancë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Maloku mori 43 vota, Boshi 41 ndërsa Jashari vetëm 18 vota.

Në procesin e votimit morën pjesë 79 deputetë ndërsa pesë prej votave u shpallën të pavlefshme.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se pasi asnjëri prej kandidatëve nuk i ka marrë votat e mjaftueshme, atëherë konkursi për këto pozita do të përsëritet.

“Asnjëri kandidat nuk i mori votat e mjaftueshme për t’u propozuar për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Ne themi që të përsëritet konkursi. Kërkohet nga komisioni përkatës që t’i merr veprimet e nevojshme për publikimin e thirrjes/ftesës për propozimin e dy kandidatëve për gjyqtarë të GJK-së”, tha Konjufca./Shqip.com