Lajme

Konjufca: Nuk qenkam njoftuar për këto përqafime mes opozitës dhe Martin Berishajt

Deri sa ishte duke folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ndërhyri kryetari i Kuvendi të Kosovës duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Abrashi ka folur për akuzat e partive opozitare lidhur me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ai ka thënë se raportimi në komision i Martin Berishaj ka përfunduar me puthje e përqafime.

“Ky komision ka përfunduar me puthje e përqafime mes deputetëve të opozitës dhe ambasadorit Martin Berishaj”, ka deklaruar ndër të tjerash Abrashi.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Unë nuk qenkam i njoftuar për këto përqafime z.Abrashi”, ka thënë Konjufca me ironi duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Ndërkaq, deputeti Armend Zemaj nga LDK ka mohuar këto akuza duke thënë se “personalisht nuk ka pasur mundësinë të përqafojë ambasadorin dhe se nuk e njeh nga afër”.

/Shqip.com