Lajme

Konjufca: Nuk pres të ketë marrëveshje të shpejtë për Asociacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi të mërkurën se nuk pret të arrihet marrëveshje e shpejtë me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca tha se propozimi i Kurtit për “vetëmenaxhimin e serbëve” është brenda asaj se çfarë e lejon Kushtetuta e Kosovës, por siç u shpreh, kjo nuk i pëlqen Serbisë e prandaj nuk do të ketë marrëveshje.

Kreu i Kuvendit u shpreh se shteti serb duhet të braktisë politikat e tij të nacionalizimit fashist që i ka trashëguar nga Millosheviqi.

Ai ritheksoi se Kosova nuk do të heq dorë nga parimet e saj dhe se është “punë e madhe” nëse kjo është e papranueshme për Serbinë, pasi sipas tij, nuk bëjnë kompromis me kushtetutshmërinë e Republikës.

Sipas tij, Kushtetua e Kosovës lejon Asociacioni simbolik, pra të jetë në formën e një shoqate.

“Ajo çka lejon Kushtetua është shumë e kufizuar. Nëse do të dëshironim të krijonim një hapësirë për një Asociacion i cili do të ishte plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, për besë hapësira është shumë e vogël, hapësira është të krijohet një Asociacion simbolik diçka, e cila do të ishte në formë të një shoqate.

Nuk ka mundësi më shumë, s’ka hapësirë për institucione të karakterit ekzekutiv. Kjo është e papranueshme për Serbinë, por punë e madhe që është e papranueshme për Serbinë. Kjo është ajo që ne përfaqësojmë, këto janë interesat tona dhe prej këtyre nuk lëshojmë pe”, tha Konjufca.

/Shqip.com