Kulturë Kino

Konjufca ngushëllon familjen e Burbuqe Berishës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Berisha, për vdekjen e artistes dhe regjisores së njohur, Burbuqe Berisha.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet: “E nderuar familje Berisha, Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjares tuaj, punëtores së dalluar të artit e të kulturës dhe regjisores së njohur, Burbuqe Berisha.

Ndarja e hershme nga jeta e Burbuqes do të lë zbrazëti të pakompensueshme në artin teatral dhe kinematografinë e Kosovës.

Ndërsa, puna e palodhshme dhe trashëgimia e saj artistike do të mbeten frymëzim dhe shembull për brezat e ardhshëm. Bashkëndjejmë dhimbjen e madhe me familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbarë komunitetin artistik.

 Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta. U prehtë në paqe!”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Regjisorja Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë të mërkurën nga sulmi në zemër.

Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com