Lajme

Konjufca: Nëntori i Identitetit

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar për 28 nëntorin

Nëntor të Identitetit e ka cilësuar këtë datë i pari i Kuvendit.

“Kjo festë e unitetit dhe ky Nëntor i identitetit, rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë të lavdishme drejt lirisë”.

“Sot 28 Nentori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare”.

Përndryshe, këtë datë e uruan edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti. SHQIP.COM