Lajme

Konjufca në takim me shefin e OSBE-së: Prioritet e kemi reformimin e sistemit zgjedhor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, Konjufca në këtë takim ka potencuar se prioritet kryesor i kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport. Kryetari Konjufca, pasi e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e Misionit të OSBE-së, theksoi se një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

 Tutje, thuhet se në takim u diskutua për punën e legjislativit dhe u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me procesin e reformës zgjedhore.

/Shqip.com