Lajme

Konjufca: Në kujdesin dhe kontributin e Mbretëreshës Elizabeth ishte edhe Kosova

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca përmes një postimi në facebook u ka shprehur ngushëllime Mbretit Charles III dhe familjes mbretërore për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth.

Konjufca, ka thënë se ndihen të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth.

“Jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së saj – Elizabetës së Dytë, Mbretëreshë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.I dërgojmë ngushëllimet tona më të përzemërta djalit të saj, Mbretit Çarlsit të Tretë, Familjes Mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe mbarë Komonuelthit.”, ka shkruar Konjufca.

Gjithashtu Konjufca në telegramin e tij të ngushëllimit kishte përmendur edhe virtytet njerëzore për të cilat Mbretresha Elizabeth ishte angazhuar, duke theksuar se edhe edhe Kosova ishte në kujdesin dhe kontributin e saj.

Mbretëresha Elizabeth II dhe ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga
Kjo është hera e parë që Mbretëresha ka pritur në pallatin e saj një udhëheqëse shqiptare nga Kosova

“Vlerat për të cilat ajo u angazhua ishin ndër vlerat më të larta njerëzore: dinjiteti, uniteti, respekti, puna e palodhshme dhe dhembshuria. Ajo ishte një model i mrekullueshëm i përkushtimit në shërbim të popullit gjatë gjithë jetës. Në kujdesin dhe kontributin e saj ishte edhe vendi ynë, Kosova. Do ta kujtojmë më mall personalitetin e saj të mahnitshëm, punën e palodhur dhe shërbimin besnik.”, ka shkruar Kryetari i Parlamentit të Kosovës.

Tutje, Konjufca theksoi se përkushtimi, udhëheqja dhe trashëgimia që Mbrterësha i la  Mbretërisë së Bashkuar do të frymëzojnë edhe brezat që do të vijnë.

Mbretëresha Elizabeth II, ka vdekur dje pasdite në rezidencën e saj të pushimeve të verës në Balmoral në moshën 96-vjeçare.

Ajo ka mbretëruar për 70 vite, kështu duke u bërë monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar.

Pas vdekjes së saj, në fron automatikisht ka ardhur djali i saj Mbreti Charles III, i cili zyrtarisht nesër do të marrë titullin e mbretit./Shqip.com