Lajme

Konjufca merr mbështetje nga WFD për financim të vazhdueshëm në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim drejtorin e “Westminster Foundation for Democracy” (WFD) të Mbretërisë së Bashkuar, Anthony Smith, me bashkëpunëtorë.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, në takim u diskutua për situatën e përgjithshme politike në Kosovë, për proceset demokratike, jetën parlamentare dhe punën e përditshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Duke i falënderuar përfaqësuesit e WFD-së për angazhimin e tyre në Kosovë dhe mbështetjen për proceset demokratike, kryetari Konjufca theksoi nevojën për rritjen e bashkëpunimit midis Kuvendit të Kosovës dhe WFD-së, si dhe mbështetjes së vazhdueshme për konsolidimin e mëtejmë të institucioneve.

Drejtori i “Westminster Foundation for Democracy”, Anthony Smith, falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e ngrohtë dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë e fondacionit që ai drejton për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.

/Shqip.com