Lajme

Konjufca: Më keqkuptuat, Bahtiri është akademik i kanalizimeve dhe ujësjellësve

Konjufca dhe Bahtiri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se deklarata se “Agim Bahtiri” është akademik, është keqkuptuar, përcjell Shqip.com.

Konjufca thekson se kur iu kishte referuar Bahtirit me këtë term, ai kishte thënë se është “akademik i kanalizimeve dhe ujësjellësve”.

”Akademik i kanalizimeve dhe ujësjellësve po, për besë, mendoj që është. Kam thënë që është akademik i çështjeve komunale, komuna shtron kanalizim, shtron rrugë, e bënë një park, e bën, unë mendoj për këto çështje ende nuk e ndërroj mendimin, se akademik është zotri Bahtiri.

Më keni keqkuptuar, nuk e kam pas fjalën për Akademik të Akademisë së Shkencave”, tha Konjufca në Rubikon të Klan Kosovës.

Ndryshe, kryeparlamentari, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, kishte deklaruar se kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, duhet ta fitojë garën pasi që është “akademik”.

Por, Bahtiri kishte humbur qysh në raundin e parë, më 17 tetor, nga kundërkandidati i tij, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili mori mbi 50 për qind të votave./SHQIP.com