Lajme

Konjufca: Kur është puna për UÇK-në ka drejtësi, kurse për masakrat e Serbisë asnjë i dënuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, e ka quajtur atë aktin më të shëmtuar që bëri Serbia në Kosovë.

Sipas tij, burgu është institucioni më i lartë i shteti dhe se 1000 të burgosur me qëllim u grumbulluan aty e vrarë e masakruan.

Konjufca shtoi se është më se e ditur që shteti serbe e ka bërë këtë krim makabër, por që thotë se fatkeqësisht ende nuk ka drejtësi, raporton EO.

Konjufca tha se kur është puna për UÇK-në “po ka drejtësi, kurse për masakrën e Burgut të Dubravës nuk është shpallur asnjë i dënuar”.

“Ndonëse kanë kaluar 24 vjet dhe përgjegjësia është e shtetit serb, ende fatkeqësisht nuk ka drejtësi. I shoh edhe familjarët që për 24 vjet jetojnë me peshën e padrejtësisë. Kur është puna për UÇK po ka drejtësi e për forcat paramilitare serbe, me përgjegjësi të qartë që dihet për gjithë fushatën e gjenocidit që e ka bërë në Kosovë, nuk po ka drejtësi”, tha Konjufca.

/Shqip.com