Lajme

Konjufca: Ka ngecje në zbatimin e ligjeve për barazi gjinore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA-në kanë mbajtur konferencën rajonale “Perspektiva parlamentare për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë demografike në Ballkanin Perëndimor”.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, tha se lufta për barazi gjinore është e gjatë, dhe se në të nuk duhet të ketë kompromise.

Konjufca po ashtu tha se Kosova ka progres të vogël në disa fusha e në disa edhe kthim mbrapa. Krejt kjo sipas tij, po ndodh për shkak të ngecjes së zbatimit të legjislacioneve në fuqi për barazi gjinore dhe kundër diskriminimit gjinor.

“Më vjen mirë që Kuvendi Kosovës është nikoqir i kësaj konferencë të rëndësishme rajonale.  Platforma të tilla të diskutimit na shërbejnë për ti ndarë mendimet dhe ti bashkërendojmë veprimet tona me rajonin. Në disa aspekte ka progres të vogël, e në disa edhe prapakthim. Kjo na vetëdijëson edhe me shumë se ishte një ëndërr e bukur e se duhet në shumë punë qe të arrihet”.

Baza e jetës tonë është barazia mes burrave dhe grave.  Është një luftë e gjatë, aspak e lehte në të cilën nuk duhet të ketë kompromise. Tregu i punës ka qenë shumë me i ashpër në të kaluarën. Pjesëmarrja e grave në tregun e punës është rritur pot mbetet ende e vogël”, tha Konjufca,

Ai tha se Kosova ka të gjitha legjislacionet e nevojshme për barazinë gjinore dhe kundër diskriminimit, por se mungon zbatimi.

“Problemet më të mëdha që kanë të bëjnë në arritjen e barazisë mes grave dhe burrave mbesin te zbatimi”.

Ndërsa, Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e Republikës së Kosovës, tha se konferenca ka për qëllim ndarjen e nevojave dhe praktikave rajonale.

Rexhepi tha se duke arritur barazinë gjinore, familja e gjithsecilit por edhe zhvillimi ekonomik ndikohen pozitivisht.

“Jemi këtu që t’i ndajmë të gjitha nevojat dhe praktikat në rajon dhe të pyesim se çka mund të bëjmë se bashku. Kemi një qëllim fisnik. Ajo që dëshirojmë të arrijmë edhe të lidhur me te drejtën sociale. Barazinë gjinore dhe shanset e njëjta për meshkujt dhe femrat. Këto qëllime janë të ndërlidhura me familjen tonë, fëmijët tonë e në fund edhe me zhvillimin ekonomik”, tha ajo, shkruan EO.

/Shqip.com