Lajme

Konjufca i zhgënjyer me reagimet e ndërkombëtarëve: Sikur po mundohen ta amnistojnë Vuçiqin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron për vizitë në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Por gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Konjufca ka folur edhe njëherë për situatën në veri të vendit.

Konjufca është shprehur i zhgënjyer nga reagimet e faktorëve ndërkombëtarë lidhur me situatën në veri të vendit.

“Deri tani nuk kemi parë një gjuhë dhe ndërhyrje të qartë të Bashkimit Evropian për me ndëshku këto veprime të paligjshme dhe antikushtetuese të Serbisë brenda Republikës së Kosovës. Nuk kam parë një reagim të furishëm të bashkësisë evropiane. Nuk ka një dënim të saktë dhe ndërlidhje të veprimeve që po ndodhin në veri të Kosovës, sikur po mundohen ta amnistojnë Vuçiqin. Asgjë nuk është spontane, që na vjen prej Serbisë. Është e orkestruar prej Beogradit e gjithë kjo që po ndodh”, tha Konjufca gjatë një intervistë të dhënë për RTV 21.

Më tutje Konjfuca ka thënë se në momentin që rrezikohet vendi ynë, ata do të dinë të mbrohen.

/Shqip.com