Lajme

Konjufca i drejtohet deputetit të VV-së: S’mund të votosh edhe ‘për’ edhe ‘kundër’

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur seancën në të cilën po votohen amendamentet e propozuara për Ligjin e Pagave në sektorin Publik.

Gjatë votimit të njërit prej amendamenteve, deputeti i VV-së, Mirsad Shkreta ka votuar ‘për’ edhe kundër’ më ç’rast ka reaguar kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

“ Zotëri Shkreta, nuk mund të votoni edhe për edhe kundër. A votove, se e vërejta që votove”, i tha Konjufca.

Kurse, Shkreta ia kthehu duke i thënë se është ‘habitë’.

Lidhur më këtë projektligj,  deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se vonesa e tij i ka dëmtuar punëtorët.

Kurse, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se paga e zyrtarëve publik do të varët nga përcaktimi i buxhetit vjetor.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën po diskutohet për Projektligjin e Pagave, Bajrami tha se vlera e monetare e koeficientit nuk dihet.

“Inflacioni ka bërë që të bie dukshëm vlerën e pagave. Ligji i Pagave, në tersi nuk e adreson këtë çështje. Ka ngritje të supozuara për disa sektor sepse edhe sot kur po e votojmë Ligjin e Pagave, ende sot e kësaj ditë nuk e dimë se cila është vlera monetare e koeficientit e kjo bëhet më skandaloze kur lexohet neni 9 i këtij ligji i cilit thotë se vlera monetare e koeficientit do të përcaktohet me koeficientin e buxhetit. Ministri i Financave dhe Kryeministri duhet me u ngritë sot dhe me na tregu se në qoftë se ky Ligj i merr votat sot, kur do të hyjë në fuqi”, tha Bajrami.

Bajrami tha se zyrtarët publik nuk do të dinë kurrë se si do të jetë paga e tyre nga çdo fillim i vitit

Tutje, Bajrami tha se LDK-ja nuk do të ofrojë mbështetjen për këtë ligj.

/Shqip.com