Lajme

Konjufca flet për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Sot gjatë ditës Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe pranë varrit të boksierit Xhevedet Peci.

Më këtë rast ai u pyet për aplikimin e Kosovës për Këshillin e Sigurisë dhe tha se s’mund ta konfirmoje momentalisht aplikimin.

““Nuk mund ta konfirmojë Aplikimin e Kosovës në KE. Gjithçka do të ju informojmë me kohë kur kjo të jetë gati dhe të bëhet”, ka thënë Konjufca

Ndërsa, sa i përket asaj se a i ka siguruar Kosova votat e mjaftueshme, ai  tha se janë duke bërë gjithçka çka është e mundur.

“Kemi edhe një delegacion që është atje i cili është i përhershëm i Kosovës në kuadër të parlamentit i cili merr pjesë vazhdimisht në asamblenë e KE. Është bërë punë e madhe që së paku një vit, por puna ka qenë edhe e mëhershme.’’ tha Konjufca.

Kemi punuar të gjithë së bashku pavarësisht partive politike. Ky është sukses i Kosovës jo i ndonjë partie në mënyrë të veçantë ka shtuar Konjufca./Shqip.com