Lajme

Konjufca e pranon se Kosova nuk e ka luksin ta refuzojë planin franko-gjerman

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glak Konjufca ka dhënë detaje nga plani franko-gjerman që iu është prezantuar palëve.

Ai ka thënë se plani franko-gjerman ka një bazë të mirë që dërgon në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Sipas tij me këtë plan pranohet sovraniteti i Kosovës.

“Unë mendoj që Kosova e ka problem luksin me i thënë jo planit franko-gjerman, prej shtatorit kur e kam pa këtë plan jam duke i menduar pasojat.

Është e drejta e barabartë mes shteteve, është e drejta për sovranitet mes shteteve Esenca e planit franko-gjerman është heqja dorë e Serbisë mbi Kosovën. Kjo është një bazë e mirë për të quar në njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Konjufca.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë gjithashtu se janë dy pozicionime në lidhje me relacionet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Serbia po thotë se nëse Kosova i zbaton ligjet e veta, do të ketë luftë, ndërkaq Kosova thotë se nëse i zbaton ato, do të ketë paqe.

“I ke dy pozicionime, Serbia po thotë kështu: Nëse Kosova i zbaton ligjet e veta, do të ketë luftë. Kosova po thotë nëse ne i zbatojmë ligjet tona, do të ketë paqe. Tash njëra prej këtyre dy opsioneve do të fitojë”, ka thënë Konjufca.

/Shqip.com