Lajme

Konjufca: Dhuna në Kuvend e papranueshme dhe e ndëshkueshme

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se pas situatës të krijuar gjatë seancës, Kuvendi shkon në pauzë prej dy orësh.

Konjufca tha se tek pas këtij pushimi, merret vendim nëse do rifillojë seanca me pikat e parapara, ose jo.

“Kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës është vërtetë e papranueshme, do të thotë përdorimi i dhunës edhe në këtë mënyrë është edhe i ndëshkueshëm, i dënueshëm prej të gjithë neve prandaj konsideroj se për shkak të kësaj rrëmuje të krijuar qëllimshëm, gjithë ajo që ehte përgjegjësi e organeve të rendit dhe nëse ka pasur sulm fizik kjo besoj që duhet të trajtohet. Gjithçka që ka ndodhë shqyrtohet me profesionalizem nga njerëz që kanë përgjegjësinë. Nuk po shoh kushte që të vazhdojë seanca, po e marrim një pushim prej dy orësh dhe të shohim se në çfarë mënyrë mund të vazhdojmë”, ka thënë Konjufca.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është sulmuar nga deputetët e opozitës.

Ky reagim i opozitës vjen pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganiteme Musliu.

Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.

/Shqip.com