Lajme

Konjufca: Besoj që apeli do ta rrëzojë dënimin për Haradinajn dhe Gucatin

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për dënimin e ish-krerëve të OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, nga Gjykata Speciale ku ka thënë se është i padrejtë dhe beson që apeli do të rrëzoj këtë vendim.

Konjufca, tha se vendimin nuk mund të kthehet mbrapa sepse nuk kanë asnjë ndikim mbi Gjykatën Speciale.

“Ishte një vendim që ndonëse nuk mund ta kthejmë prapa, se nuk kemi kurrfarë ndikimi në GjS, megjithatë duhet ta shprehim pakënaqësinë tonë lidhur me diçka që perceptimin tim, m’u duk krejtësisht i padrejtë , sepse nuk ka të bëjë me substancën, me aktakuzën që ka GjS, por me kategorinë e rrjedhjes së dokumenteve apo të ofendimit apo siç quhet “Cort Contempt” dhe në raste të tilla nuk jepen dënime kaq drakonike. Por besoj fort se Apeli do ta rrëzojë këtë vendim”, tha në RTK

Ai është shprehur se është i befasuar për të keq nga ky vendim dhe si institucione nuk duhet të ndjehen të turpëruar për të thënë këtë.

“Unë me sa kam njohuri prej procedurave të gjykatave evropiane, për veprimtari të tilla çdo dënim mbi 6 muaj lë një shije të keqe dhe lë një surprizë shumë negative. Kështu u ndjeva kur pashë vendimin e GjS për z. Haradinaj e z. Gucati dhe nuk duhet të ndjehemi të turpëruar për ta thënë këtë edhe si institucione”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Gjithashtu, Konjufca ka thënë se Gjykata Speciale po i mbanë të izoluar ish-krerët e UÇK-së si dhe e ka potencuar që ai këtë gjykatë e quan të padrejtë dhe do ta quaj kështu derisa të veprohet njësoj me ish-krerët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Tutje, Konjufca ka thënë që do të realizoj së shpejti një vizitë në Hagë./Shqip.com