Lajme

Konjfuca: Nësë deputetët e Vetëvendosjes votojnë pro Trustit nuk do të ndëshkohen

Kryeparlamentari i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës gjatë një intervistë në ATV, është shprehur se nëse edhe deputetët e Vetëvendosjes do të votojnë pro tërheqjes së 30 % të mjeteve të Trustit nuk do të ndëshkohen.

“Nuk mendoj se do të ndëshkohen deputetët por do të shkaktonin dëm të madh ndaj Kosovës” ka thënë Konjfuca.

Ai po ashtu ka shtuar se në rast se votohet Trusti do të shkatërrohet vetë Trusti.

Sot gjatë ditës në një konferencë për media pas seancë së Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu është shprehur se janë disa deputetë të cilët janë duke u përballur me presion nga ana e Qeverisë së Kosovës që të mos votojnë për Trustin./Shqip.com