Lajme

Kongresmenët amerikanë kërkojnë asociacion për Luginën e Preshevës

Kongresmeni Ritchie Torres dhe Jim Himes, i kanë shkruar një letër Sekretarit amerikan, Anthony Blinken.

Letra i është dërguar më 16 mars, dy ditë para takimit në Ohër.

Në këtë letër, kongresmenët kanë kërkuar që të njëjtat të drejta që do të kenë serbët në Kosovë, të kenë edhe kosovarët në Serbi, duke iu referuar shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Së fundmi është raportuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe do të përfshihet në dialog, për të siguruar që minoriteti  serb që jeton në Kosovë, të kenë të drejtat e tyre. Unë ju bëjë thirrje që të avokoni për reciprocitet dhe një asociacion të njëjtë për komunitetin shqiptarë që jeton në jug të Serbisë”, shkruhet në letrën që kongresmenët Torres dhe Himes, ia ka dërguar sekretarit Blinken.

Letra e kongresmenëve për Sekretarin Anthony Blinken.

Tutje ata kanë thënë se mbështesin fuqishëm dialogun dhe trajtimin e barabartë për komunitetet në të dyja vendet.

Një kërkesë e tillë është përshëndetur nga politikanja nga Lugina e Preshevës, Ardita Sinani.

“Është historike, meqë për herë të parë problematika e Luginës së Preshevës ka arritur në majat e diplomacisë dhe të vendimarrjes botërore. Me të drejtë tanimë shpresojmë për një zgjidhje afatgjate për çështjen e pakicës shqiptare në këtë rajon”, ka shkruar Sinani.

/Shqip.com