Lajme

Kongresisti amerikan: Perëndimi ka shkuar larg me përkëdheljen e Serbisë

Kongresmeni amerikan, Richie Torres
Kongresmeni amerikan, Richie Torres

Ritchie Torres, kongresisti amerikan ka thënë se Kosova është një ndër demokracitë më të fuqishme në botë dhe i bën thirrje çdo vendi në botë, çdo vendi në NATO dhe çdo vendi në komunitetin ndërkombëtar që ta njeh Kosovën.

Tutje, ai ka thënë se e shqetëson fakti se Perëndimi ka shkuar shumë larg në përkëdheljen e Serbisë.

“Unë shërbej me krenari si kryesues i Komitetit për shqiptarë në Kongresin e SHBA-ve dhe mbaj me nder Rolin e Eliot Engel, kampionit historik të komunitetit shqiptar në Kongresin e SHBA-ve. Para pak muajsh unë ish në Kosovë se bashku me Haki Bajraktarin për të përcjellë mesazhin se SHBA-të qëndrojnë pa mëdyshje me popullin e Kosovës. Kosova është një ndër demokracitë më të fuqishme në botë dhe unë ju bëje thirrje çdo vendi në botë, çdo vendi në NATO dhe çdo vendi në komunitetin ndërkombëtar që ta njeh Kosovën demokratike. Kosova meriton njohje, meriton përkrahje në betejën kundër Serbisë e cila është një prokurë ruse dhe ne duhet të mbështesim demokracinë e Kosovës. Me shqetëson fakti se Perëndimi ka shkuar shumë larg me përkëdheljen e Serbisë. Ne duhet medoemos ta pranojmë së Kosova është aleatë e SHBA-ve, kurse Serbia është dorë e zgjatur e Rusisë dhe ne duhet të kërkojmë vendosmërisht pranimin e Kosovës së Pavarur si demokraci”, ka thënë Torres për RTV21.

Ndryshe, përfaqësues të komunitetit shqiptar në New York, takuan Ritchie Torres, me të cilin shkëmbyen mendime për thellim të bashkëpunimit.

Ai njihet si lobues i fortë për çështjen e Kosovës.

/Shqip.com