Lajme Ballkan

Kongresi amerikan me projekt-rezolutë: Dënon sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë

Dhoma e Përfaqësueseve të Kongresit Amerikan gjatë ditës së sotme kanë paraqitur një rezolutë përmes të cilët dënojnë sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

Lajmin është bërë i ditur nga ana e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste🇦🇱 i shpreh falënderimet bashkëkryetarëve të Grupit Parlamentar për Shqipërinë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Rep. Ritchie Torres  Robert Aderholt Representative Jim Himes Representative Lisa McClain të cilët kanë depozituar një projekt-Rezolutë për dënimin e sulmeve kibernetike të ndërmarra nga Republika Islamike e Iranit kundër Shqipërisë”, ka shkruar Balla.

Taulant Balla- PS

Në këtë projekt-Rezolutë, Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan:

1.Dënon, me termat më të fortë, sulmet kibernetike të ndërmarra nga Qeveria e Iranit. 2. Inkurajon koordinim të vazhdueshëm me Shqipërinë për të siguruar që mbrojtja e tyre kibernetike të jetë e pajisur për tu mbrojtur nga ndërhyrjet dhe sulmet kibernetike në të ardhmen dhe 3.Nxit llogaridhënie të vazhdueshme të atyre që kryejnë krime kibernetike.

Kjo është Projekt-rezoluta e paraqitur nga ana e Dhoma e Përfaqësueseve të Kongresit Amerikan.

/Shqip.com